Rreth ciklit
Sofii Vv
(11 vite më parë)
Përshëndetje Sofi
Mesa shkruan, ciklin menstrual e ke shumë të çrregullt. Cikli i rregullt konsiderohet kur ai zgjat mesatarisht 28-të ditë ose dhe nga 21 deri 35 ditë. Kjo do të thotë që duhet me patjetër të gjendet shkaku i këtij çrregullimi menstrual si dhe duhet të trajtohet.
Të rekomandoj që të drejtohesh tek një mjek tjetër gjinekolog dhe të kërkosh që të trajtoj për të rregulluar ciklin menstrual dhe paralelisht të vlerësojë tek ty të gjitha parametrat që influencojnë për shtatzëni.
Mos neglizho.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoresh. Un gjithmon ciklin e kam te çrregullt. Ndonjeher i kam cdo muaj ndonjeher nje muaj po nje muaj jo. Pasi jam martu i kam pas muajn e par ne 48 dit pastaj 46 dit. Dhe tash i pres. Per kete gje isha ne gjinekolog me tha qe ske nevoj per barna dot regullohen vetvetiu dhe gjithashtu kisha cist ne njeren vezore,te vogla dhe per ato me tha se dot kalojn vet nuk me dha gje.gjithqka tjetet me tha eshte ne regull. E tentoj per shtatzeni mirpo ende asgje jam pak ne merak keto mos vall ndikojn qe nuk kam rezulltat ende ose esht normale qe nuk ndodh menjeher se 3 muaj u ben ?