javë pas jave
Përpara se të konceptohet një shtatzëni, rekomandohet kryerja e disa testeve diagnostike. Së pari vlersohet një vizitë e përgjithshme mjeksore, me analiza që tregojnë gjëndjen aktuale të organizmit të gruas. Më pas vazhdohet me vizitë gjinekologjike dhe kryerja e testit të Papanikolaut, strisho vaginale, harta gjenetike dhe sipas rastit disa dozime hormonale, grupi i gjakut dhe faktori rezus, ekzaminime të gjakut (gjaku komplet dhe ekzaminime specifike serologjike plus elektroforeza e hemoglobinës), vizitë dhe kontroll tek stomatologu, spermograma tek mjeku androlog.
E mira është që analizat të kryhen pas ciklit menstrual. Megjithatë, praktika të ndryshme mjeksore mund të japin rekomandime jo të njëjta. I rëndësishëm është fakti që përpara fillimit të shtatzënisë, gjëndja shëndetsore e gruas duhet të jetë në nivele shumë të mira.


Pershendetje dhe gezuar! desha te dija se cfare analizash duhet te bej para se te mbetem shtatzene dhe ne cfare periudhe pasi jam me menstruacione? Faleminderit.