Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Levizjet e bebes shume te rralla

Pérshendetje e nderuar,jam shum e shqetesuar se jevizjet e bebes i ndjej shum pak ose hiq gjat dites edhe ato pak livizje jan shum te lehta kjo ndodh qe nje jav tani jam ne javen e 29te,nje mjek me tha qe po dyshoj per mos qarkullimin e mire te gjakut te bebes dhe me propozoj te bej dopplerin kur e bera te mjeku tjeter me tha mire 135 te rrahura ne minut kishte,por kur fola per ato pak levizjet qe i ndjej mjeku ne me tha gje,vetem me propozoi qe te pi uj,a ndikon uji qe pi ne ujt e bebes qa mundet me qen problemi jam shum e shqetesuae me ndihmo

(11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arta

Nëse ujrat e bebit janë paksuar, duhet gjetur shkaku se përse ka ndodhur. Shkaku kryesor është pamjaftueshmëria e funksionit të placentës ose humbja e ujrave nga plasja e parakohshme e membranave. Në këto raste ndihmon rregjimi i shtartit. Në disa raste të tjera, paksimi i ujrave të bebit ndodh nga ndonjë anomali e veshkës apo rrugëve urinare të bebit dhe prodhohet më pak urinë. Por në të gjitha rastet nuk është e mundur mjekimi shtëpiak, prandaj rekomandohet shtrimi në spital.

Duhet të dish se marrja e lëngjeve nuk ndihmon situatën.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti