Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth mitres

prsh. isha ne vizit te gjinekologja sod pasi qe kam infeksion edhe me tha ta beja strrishon cervikale por e kam edhe nje problem gjat kontaktit seksual kam dhimbje por vetem ne fillim pastaj largohet dhimbja. e mjekja me tha qe e kam mitren e kthyer pak mbapa. arsya pse ju drrejtova juve edhe se nuk e kuptova at termin mira e kthyer mrapa a ka mundesi te ma spejgoni a ka ndonje mundesi te mjekohet ajoo dhe a ndikon diqka nese dua te mbes shtatzan. faleminderit per kohen qe ndani per ne.

Njomza Krasniqi (leartii) (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Njomza

Për të vlerësuar praninë e ndonjë infeksioni të mundëshëm, mjekja të ka rekomanduar të bësh strisho cervikale. Rezultati do të tregoj shkaktarin dhe trajtimin që duhet të marrësh.

Pozicioni i mitrës mbrapsh (retro-versio-lexio), nuk është problem për shtatzëni dhe as nuk është problem i shëndetit të gruas, pasi rreth 10-12% e grave e kanë mitrën në këtë pozicion dhe zhvillojnë jetë normale. Mitra në këtë prozicion nuk ka asnjë lloj trajtimi.

Gjithë të mirat.

/komuniteti