Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lengu amniotik

Pershendetje doktoreshe. Faleminderit per kohen qe na kushtoni. Jam ne fundin e javes se 20 te shtatzanis. Kam verejtur qe kete jave shpesh lagem . Qe do te thote ngjan tamam sikur djersitesh pak. Nuk e di mos ndoshta kam probleme me rrjedhjen e lengut amniotik apo ndonje urinim i pavullnetshem? Lagia nuk eshte ne sasi te madhe, thjesht e kuptoj qe jam lag, por nuk e ndjej kur ndodh kjo. Theksoj qe nuk mban ere, edhe urinimi nuk mban ere. Ju lutem me ndihmoni. Mos duhet te bej ndonje analize?

Ela Tela (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ela

Të rekomandoj që të kontaktosh një mjek gjinekolog për të bërë një ekzaminim ekografik, për të vlerësuar ecurinë e shtatzënsië dhe sasinë e likidit amniotik (ujrave të bebit). Në se ekzaminimi rezulton normal, duhet të bësh një analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale dhe të urinës. Nga të dhanat e ekzaminimeve, mjeku do orientohet për diagnozën dhe do të të rekomandoj ekzaminimin e nevojshëm.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti