Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lindja me operacion

Pershendetje jam ne javen e 36 te shtatzenise dhe eshte lindja e dyte. Lindjen e pare e kam pasur me operacion para tri viteve, ndersa edhe tani doktoresha me ka thene qe do te behet me operacion per shkak te diferences se vogel te vjeteve ndermjet dy lindjeve. A duhet patjeter te ndodhe kjo apo te pres dhe te provoje ne menyre natyrale. Faleminderit

Lendita Haxhijaj (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lindita

Koha midis dy lindjeve është e mjaftueshme për të realizuar lindje natyrore, gjithënjë nëse parametrat e baçit dhe kokës së bebit përputhen. Megjithatë, propozimi për rrugën e lindjes i mbetet mjekut që do të presë lindjen, ndërsa vendimin duhet ta marrësh ti.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti