Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth ciklit tim menstrual

Jam 18 vjec dhe qe prej shfaqjes se pare te ciklit jane bere 8 vjet .Pas menarkes fillova ta kisha ciklin 2 muaj te rregullt dhe 3 muaj me nderpriteshin kjo vazhdoi gjate gjithe ketyre 8 vjeteve por mendoja se e kisha te trasheguar prej nenes sime megjithate ne nentor te ketij viti shkova tek mjeku gjinekolog dhe ne eko rezultoi se pozicioni mitres eshte permbys dhe qe prej muajit mars mua nuk me kane ardhur me periodat jane bere 5 muaj e gjysme dhe jam shume e shqetesuar ...ju lutem mund te me jepni nje sqarim. Falemninderit!

Ina Ina (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Ndërpreja e gjakrrjedhjes menstruale është një problem shqetësues. Të rekomandoj që të kontaktosh një mjek gjinekolog për të të bërë ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjendjen e vezoreve dhe kavitetin uterin. Nëse rezultatet dalin normale, duhet të bësh disa analiza të hormoneve (rradhën e përcakton mjeku), për të gjetur shkakun dhe trajtuar atë.

Nëse e shikon të arsyeshme, më kontakto me numrin 0692033965 për t’i dhënë zgjidhje problemit që të shqetëson.

Gjithë të mirat.

/komuniteti