Rreth ovulimit dhe acidit folik
Dilla
(15 vite më parë)
Përshëndetje Dilla
Me sa përshkruan, tregon se ciklin menstrual e ke të rregullt çdo 27-28 ditë. Në cikle me kohëzgjatje të tillë, ditët e ovulacionit zakonisht janë rreth ditës së 14-16, duke filluar numërimin nga dita e parë e gjakrrjedhjes. Ditët e ovulacionit mund ti gjesh edhe duke matur temperaturën bazale, çdo ditë dhe në të njëjtën orë pas kalimit të gjakrrjedhjes menstruale. Në ditën kur temperatura rritet dhe vazhdon të qëndrojë e rritur edhe në ditët e mëpasme, tregon ditët e ovulacionit. Nëse në këto ditë ka në qarkullim spermatozoidë, shtatzënia është e mundur të ndodhë.
Acidin folik edhe mundet ta përdoresh pa takuar mjekun, por sasia që duhet të marrësh të mos kaloj 0.4 mg në ditë.
Të uroj fat dhe gjithë të mirat.
Pershendetje, muajin e kaluar ciklin menstrual e kam pasur me daten 25, tani ne kete muaj me 22. Kam cikel te rregullt gjithmone 3 dite para dates se muajit kaluar me vijne menstruacionet, kur e kam diten e ovulimit edhe dicka per acid folik a mundem me konsumu pa rekomandimin e mjekut para shtatzenise? Tung.