Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rrjedhje ne kohen e ciklit

pershendetje e nderuara mjeke .jam shtatzene ne javen ekatert te shtazanise para dy dite ekisha kohen e ciklit mirepo sot pata disa rrjedhje jo te mdhaja ngjyre jo te zakonshme ,aka vend per shqetsim.apo si te veproj flm per mirkuptim

Jehona H (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jehona

Zakonisht në javët e para të shtatzënisë, në ditët kur priteshin gjakrrjedhjet e ciklit menstrual, ndodh një gjakrrjedhje e lehtë ose sekrecionet vaginale ngjyroren lehtësisht. Gjendja mund të konsiderohet normale nëse nuk është e shoqëruar me dhimbje dhe gjakrrjedhje të fuqishme, por shmangia nga lodhjet fizike dhe rregjimi i shtratit janë të domosdoshme. Në të kundërt, kontakti me një mjek gjinekolog është i domosdoshëm.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti