Rreth shtatzenise me binjake - acidi folik
A A
(11 vite më parë)
Përshëndetje Dina
Edhe mundet që shtatzënia të jetë me dy bebe, pra mund të jetë binjëke me dy vezë (meqë mjekja ka vërejtur dy qese). Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar edhe sikur të jetë kështu, vetëm se kujdesi gjatë shtatzënisë duhet të jetë më i madh si nga ty ashtu dhe mjeku që do të ndjekë ecurinë e shtatënisë.
Mesa shkruan, shtatzënia duhet të jetë rreth 5-6 javëshe. Mirë do jetë sikur në fund të javës së 7-të të bësh edhe një ekzaminim tjetër ekografik për të konfirmuar përfundimisht që shtatzënia është binjake.
Nuk është e nevojshme që të marrësh acid folik shtesë edhe sikur të kesh binjakë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Prsh e nderuar para ca jave te kam shtruar pytjen rreth shtatzanis, pas nje jave vones cikli dr konfirmoi shtatzanin time dhe verejti dy qese bebesh mirpo tha te shohim pas nje muaji si po ecen sikur sishte i sigurte qe jan dy, cfare mendon ti doktoresh munden me cene binjaka me e bo edhe ni eko tjeter kund ku e kan emon me te mire qe verehet sakt apo te pres, theksoj se kur ksm bo testin pas je dite vones ciklivija e dyte e testit ka cene shune e dallueshme pothuajse si e para dhe a te marr tjeter doze te acidit folik per binjaj a cfare me rekomandin te lutem te me pergjigjesh shpejt, faleminderit perkohen tuaj te vleresoj shume.. !