Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth llogaritjes

Pershendetje, jam Merita dhe deshta nga ju nje sqarim te vogel nese mundeni, jam shtatzene ciklin menstrual te rregullt e pata me date 28.05.11 deri me 03.06.11, mirepo prape nga data 06.06.11 e deri me 12.06.11 prape kam pas perseritje te ciklit menstrual dhe me intereson per moshen e femijes ne cilen jave duhet te llogaritet nga cikli i pare ose nga ai i dyti, cila eshte e sakte? Ju faleminderit.

Merita 34 (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Merita

Duke marrë në konsideratë përsa më ke shkruar më parë, si dhe pamundësinë e vizitës gjinekologjike apo ekzaminimin ekografik nga ana ime, u përpoqa të arsyetoja dhe të jepja një mendim. I mbetem përsëri mendimit që të kam shkruar, por ti mos e merr parasysh dhe jam plotësisht dakort të marrësh mendimin e mjekut i cili konkluzionin e nxjerr nga përmasat ekografike të fetusit.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti