Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Qe dy vite tentoj per shtatzeni

Deshta te bej nje pytje ket muaj qe shkoj 4dit me kan majt cikli po mkan ardhen nermal qysh duhet edhe pasi ibona dy jav jq kan nis ktp dhimt me mu lajmru te barkut shpindes gjoksat iakm te fryara dhe me dhamin kam munim po kaniher si ntug po jom dy dit me kqn ardhen tbardhat por edhe po likshtona te mjeku nuk jom kan e po menoj qe osht kaluse qe dy vjet tentoj per shtatzani por ende ska ndodhen e qkq munet me ukon met 23 ekom kohen eciklit me peit ciklin ame shku me ukontrollu pse po ikpm kto shenja ju pershendes eqka munet me ukon? doktoresh harrova edhe te tregoj me rri barku ifryer dhe me dhemb.koh pas kohe.. por gjoksat mshum mdhamin naten.se diten spo indoj ceshin shum..edhe kur po kom mardhenje me dhemb barki..

(11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Donjeta

Mundet që dhimbjet që ankon, të kenë ndodhur si rezultat i daljes së vezës nga folikuli, proces që tek disa gra shoqërohet me dhimbje në fund të barkut.

Sekrecionet vaginale të shtuara, tregojnë që mund të jetë i pranishëm një infeksion, prandaj bëj një analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale, për të gjetur shkakun dhe medikamentin për t’u trajtuar.

Meqë ke kohë që tenton për shtatzëni, të rekomandoj që të kontaktosh mjekun gjinekolog për të bërë një këshillim parakoncepsional. Kjo do të thotë që duhet të bësh një seri analizash dhe ekzaminimesh, të cilat do të vlersojnë shëndetin riprodhues tëndin. Bashkëshorti të bëj spermogramën.

Gjithë të mirat.

/komuniteti