Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cerkllazhi dhe aspirina gjatë shtatzënisë

Pershendetje dr desha te te falenderoj qe po na ndihmon shume me pergjigjet e tua. Jam Elma dhe jam ne javen e 16 +1 dite, desha te di se ne cilin muaj jam edhe isha te dr per kontrolle me tha qe duhet te bej cerkllazhin sepse kam qafen e mitres shume te shkurter une kam pas edhe dy abortime e per shkak te sigurise qe mos me me ndodh edhe nje abort tjeter cfare ju merr mendja juve se a eshte e nevojshme cerkllazhi kur une nuk kam dhimbje aspak edhe Aspirina 100 me ka thene te perdor deri ne fund te shtatzenise, te tjeret me thone se eshte rrezik aspirina me perdore shume, ju lutem me tregoni?! Ndoshta e teprova pak flm shume gjithe te mirat.

Elmaaaa (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elma

Shtatzënia ndodhet në fund të muajit të katër.

Kolumi uterin në disa raste mund të jetë përgjegjës për një abort. Kjo ka dy arsye, së pari; beanca cerviko-istmike e cila është pamundësi e lindur e qafës së mitrës për të mbajtur shtatzëninë dhe së dyti; një kolum i dëmtuar më parë nga një shtatzëni e mëparshme ose një ndërhyrje kirurgjikale.

Serklazhi cervikal mund të realizohet kur qafa e mitrës është e shkurtuar dhe kur dilatacioni është nën 3 cm. Nuk është e domosdoshme të ketë dhimbje apo kontraksione uterine.

Aspirina mund të jetë dobiprurëse tek gratë me rezik të lartë për eklampsi. Aspirina me doza 60-150 mg në ditë, është evidentuar që ul nivelin e tromboksanit dhe ndihmon sintezën e prostaciklinave në murin e vazave të gjakut. Fillimisht rezultatet e trajtimit me aspirin, ishin mjaft inkurajuese. Por fatkeqësisht, studime të sotme kanë evidentuar se profilaksia me aspirinë nuk u krijon përparësi grave shtatzëna me rezik për parandalim të preeklampsisë. Kështu që, roli i aspirinës mbetet akoma i pa qartë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti