Thithkat
Anesa
(15 vite më parë)
Përshëndetje Anesa
Mënyra e dhënies së gjirit tek fëmija duhet të ndryshoj, që të mos ketë formim të ragadeve. Që të mos kesh dhimbje të thithkave, mundohu që fëmijës ti japësh të thithë edhe areolën (pjesën e errët të gjirit). Tashmë që ragadet janë formuar, në ndihmë vjen pomada antiragad (pomadë kundër çarjeve të gjirit).
Gjithë të mirat.
Jam nene per here te pare dhe thithkat po me dhembin shume kur po pin bebi qumesht, nganjehere me del dhe gjak, cfare ilaci duhet te perdori?