javë pas jave
Përshëndetje Florentina
Si faktor rreziku për placenta previa, është edhe mosha 37-të vjeçare që ti ke. Zakonisht placenta previa shoqërohet me gjakrrjedhje, që bëhet shkak për vizitën tek mjeku. Kushtoji kujdes gjakrrjedhjes. Po konstatove diçka të tillë, menjëherë kontakto mjekun.
Tek 90% e shtatzënave, placenta previa nuk trajtohet por observohet. Kontaktet me mjekun duhet të jenë të shpeshta, por pa vizita gjinekologjike. Trajtimi me kortikosteroid për të pjekur mushkrinë e fëmijës, varet nga lloji i placenta previas. Sipas ecurisë së placenta previas, mjeku vendos për mënyrën e lindjes.
Florentina. Të rekomandoj që të bësh analizë kromozomike, për të përjashtuar sindromin Daën tek fëmija yt sepse faktori kryesor i këtij sindromi është mosha amtare.
Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.


Ju pershendes doktoreshe, dhe desha te bej nje pyetje. Se pari te tregoj se une jam 37 vjeqare dhe jam shtatzene per here te pare pas intervenimit me IVF. Jam ne javen e 23 dhe kam pas kontrolla te rregullta mjekesore dhe deri tash kam qene shume mire. Kontrollen e fundit e kam pasur dje dhe kisha kontrolle vaginale per te kontrolluar cervixin dhe ishte e mbyllur dhe mjaft e bute pastaj bera edhe nje eko ku u diagnostifikova me placente komplete mbi cervix dhe gjatesia e cervix ishte 5 cm, deri tani nuk kam pasur probleme me gjakderdhje apo diqka tjeter. Une desha te pyes se a ka ndonje rrezik dhe a duhet te bej ndonje trajtim apo pushim te vecante per kete pasi qe edhe punoj ne arsim? Shpresoj se kam qene e qarte ne pyetjen, falemenderit.