Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhomeza e barres

Pershendetje Dr.Mimoza. Menstruacionet e fundit i kam patur ne dt 20 maj. Ciklin 3 muajt para periodave te fundit e kam patur cdo 34 dite por pergjithesisht eshte i crregullt.Nga fundi qershorit kam patur disa pika gjaku (spotting) cdo 5 dite ( gjithsej 3 here) . Ne dt 11 gusht bera nje vizite me sonde vaginale dhe doktori percaktoi se embrioni eshte rreth 6 javesh, nderkohe qe dhomeza e shtatzanise rezulton te jete me e madhe se embrioni. Ju lutem cfate do te thote kjo, perben ndonje rrezik per mbarevajtjen e shtatzanise?? Faleminderit

Xhoalma Tahiri (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Sipas të dhënave të ekzaminimit ekografik, mund të ketë një problem. Të rekomandoj të bësh një ekzaminim tjetër ekografik pas dhjetë ditësh. Rezultatet do të vlerësojnë ecurinë e shtatzënisë.

Të uroj fat.

/komuniteti