Menstruacionet pas lindjes
Esterina
(15 vite më parë)
Përshëndetje Esterina
Çrregullimet menstruale gjatë ushqyerjes me gji, janë të pranishme në shumicën e grave. Ndërsa, sekrecionet me erë, nuk janë normale. Prandaj, për të përjashtuar mundësinë e ndonjë infeksioni vaginal, bëj analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale. Në të kundërt, mjeku do të japë trajtim medikamentoz sipas antibiogramës.
Gjithë të mirat.
Pershendetje e nderuar Dr. Kam 2 muaj e 2 jave e gjysme qe kam lindur. Menstruacionet mendoj se me kane ardhur pas nje muaji e gjysem dmth pasi me eshte pastruar trupi. Pasi per nje kohe te shkurter nuk kam pas rrjedhje gjaku, menstruacionet me ndenjen 4 dite pastaj me iken dhe pas disa diteve me erdhen perseri. Por tani me pak ere. Marredhenie kam kryer pas 50 diteve. A ndikon kjo? Me shpjego te lutem pse kam perseri rrjedhje gjaku? apo eshte normale? Gjithe te mirat.