Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth peshës së bebit

Me daten 23 kam hy ne muajin e 9, pesha e bebes eshte 2.400 kg a eshte normale kjo se mu po me duket pesha e vogel! Cfare me perdore qe me shtu beba peshe edhe sa ta merr mendja se eshte kur lind? Ju flm shume.

Emine Elshani (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Emine

Nuk e di se si e ke llogaritur moshën e shtatzënisë, por pesha e fëmijës që tregon i takon një shtatzënie me moshë rreth 34-35 javëshe. Parashikimi i lindjes, llogaritet në bazë të ditës së parë të gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual ose nga përmasat fetale të nxjerra nga ekzaminimi ekografik. Prandaj unë nuk kam asnjë mundësi të parashikoj ditën e lindjes së fëmijës tënd.

Një lindje konsiderohet normale edhe kur pesha e fëmijës është mbi 2500 gram, por kujdesi ndaj fëmijës të lindur me këtë peshë duhet të jetë maksimal.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

Emine Elshani (15 vite më parë)
Po une me daten 21.04.2011 i kam pas diten e pare ndersa me daten 23 nuk kam pas hic me jane nderpre, une vetem jom shiju se kom pas shume pak edhe ngjyre kafe tash qysh po me thu ti se nuk po arrije te kuptoj asgje, jom bere merak shume.

/komuniteti