Shqetësime gjatë shtatzënisë
shkurta_d@hotmail.com
(15 vite më parë)
Përshëndetje Shkurta
Prania e fryrjes apo dhimbjes së kërthizës, është shkak i moshës së shtatzënisë dhe pas lindjes rikuperohet normalisht.
Lëvizjet fetale janë më të lehtë dhe të pakta në këtë moshë të shtatzënisë, sëpse për fëmijën hapsira në mitër është e vogël dhe ai tashmë ka marrë pozicionin e lindjes.
Gjatë javës së 33-37, shtatzënave u rekomandohet të bëjnë analizë për hepatin B dhe C, gjakun dhe urinën komplet, si dhe testin për HIV (sipas dëshirës).
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe. Jam ne javen e 36-te te shtatzenise dhe me shqeteson fakti qe ka filluar te me dhemb kerthiza cdo dite, e cila dhimbje zgjat 2-3 minuta, e poashtu levizjet e bebes i ndij me pak se me pare, a mund te me tregon se perse po ndodh kjo dhe cfare duhet te bej? Faleminderit.