Niveli i bhcg nvë fillesat e shtatzënisë
Marsi Mars
(15 vite më parë)
Përshëndetje Marsi
Tabela e paraqitur mbi nivelin e beta HCG-së, të linku që ke lexuar, shpreh qartë në bazë të javëve këtë nivel. Niveli i beta HCG-së, paraqitet mbi një diapazon brënda një jave, sepse tek shtatzënat niveli i gonadotropinave korionike është individual dhe nuk mund të jetë i njëjtë tek të gjitha gratë. Po kështu, niveli ndryshon nga dita e parë e javës e deri te dita e fundit e saj. E rëndësishme është, që vlerat e nivelit të beta HCG-ve, të jetë më i madh se 5 mlU/mML në ditët e para pas konceptimit dhe vjen duke u rritur në javët në vazhdim. Pas javës së 16-të të shtatzënisë, niveli i beta HCG-së vjen duke u ulur.
Gjithë të mirat.
Pershendetje! Te ky link i faqes tuaj flet per nivelin e BHCG ne fillim te shtatzenise http://www.bebaime.com/konceptimi/testi-i-shtatzanise dhe jepen ca shifra per 3 javeshe, sa mund te jete kater e keshtu me rradhe... Pyetja ime eshte kur themi qe niveli i BHCG ne javen e trete eshte 5-50, sa dite pas koncepsionit apo implantimit nenkupton kjo perafersisht? Faleminderit.