Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth ciklit

Doktoreshe pershendetje,kam lind qe 5 muaj me operim lindja e pare ,dhe pas dy muajsh me erdhi cikli i pare pas lindjes,kurse pas 40 ditesh me erdhen prap,kurse tash kan kaluar mbi 40 dite dhe ende sme kan ardh,vetem qe 2 dit kam sekrecione kafe,shtatzen nuk jam se kam bere test,dhe theksoj qe beben e ushqej vetem me gji

♥ D - D ♥ (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nita

Sa përshkruan, është një çrregullim i ciklit menstrual që ka si shkak ushqyerjen me qumësht gjiri të fëmijës. Megjithatë, të rekomandoj të bësh një vizitë gjinekologjike dhe një ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjendjen e kavitetit uterin dhe të vezoreve.

Gjithë të mirat.

/komuniteti