Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rënja e flokëve

Pershendetje Dr. E kam lexuar nje artikull ketu tek beba ime per renjen e flokeve, por desha te dije se a zgjat 6 muaj renja e floekeve qe nga ai moment kur fillojne te bien apo qe nga mbas lindjes? Shpresoj per nje pergjigje se jam shume e shqetesuar sepse me bien shume floket!!!!! Faleminderit.

(15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Pranvera

Kthimi i flokëve në gjendjen e para-shtatzënisë mendohet të jetë 6 deri 12 muaj pasi të keni të lindë. Ju nuk mund ta parandaloni rënien e flokëve. Nëse edhe pas kësaj periudhe kohore, vazhdoni të ballafaqoheni me këtë problem, atëherë duhet të kontaktoni me dermatologun për tu konsultuar, sepse kjo mund të jetë shenjë e mungesës së hekurit, gjë që nuk është e pazakontë për nënat e reja.

Gjithë të mirat.

/komuniteti