Lëvizjet e tensionit
Drana
(16 vite më parë)
Përshëndetje Drana.
Ankesat që paraqet në lidhje me tensionin, nuk kanë lidhje me problemet gjinekologjike.
Të rekomandoj këshillim me mjekun e familjes, i cili edhe mundet të të drejtojë tek mjeku specialist për të marrë mjekim të specializuar. Mos e neglizho rritjen e tensionit. Njerzit me tension të lartë duhet të mjekohet detyrimisht gjatë gjithë jetës, në të kundërt jeta e tyre shoqërohet me pasoja.
Jam 30 vjecare dhe nene e dy femijeve. Ka me shume se nje muaj qe brenda dites kam ndryshime te medha brenda dites te tensionit nga 95 me 65 e deri 140 me 110. Kem bere keto analiza: hemogram, urea, kreatinina dhe glikemia dhe qe te gjitha me kane dale ne normat e lejuara. Pyetja ime eshte se a mundet kjo me qene shkak i ndonje problemi gjinekologjik edhe pse nuk kam ndonje ankese ne ate aspekt (ciklin menstrual sapo e kam kaluar)?