Koha e lindjes
Nessa
(15 vite më parë)
Përshëndetje Nessa
Shtatzënia ndodhet në javën e 35-të plus 6 ditë. Dita e mundshme e lindjes është data 23 janar 2012.
Të rekomandoj që 3-4 herë gjatë ditës të qëndrosh shtrirë ose ulur me këmbët në nivelin e gjoksit për 15-20 minuta. Kufizo qëndrimet për një kohë të gjatë në këmbë, dhe mos përdor veshje të shtrënguara të cilat pengojnë qarkullimin e gjakut.
Gjithashtu të këshilloj të shtrihesh dhe flesh në krahun e majtë, për të liruar mëlçinë dhe enët e mëdha të gjakut nga shtypja që ushtron mitra gjatë ditës.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje Dr. Deshta te di me cilen date hy ne muajin e 9 te shtatzenise, a dite e pare e menstruacioneve te fundit ka qene 15 prill. Edhe keshtu cdo dite kur zgjohem nga gjumi kembet shume i kam te enjtura, mjeku me tha se je gati ne fund te shtatzenise mirepo une prape po jam e shqetesuar cfare me thoni ju?