javë pas jave
Përshëndetje Altina
Pamjaftueshmëri e hekurit është përgjegjëse për aneminë gjatë shtatzënisë. Gjatë gjysmës së parë të shtatzënisë, nuk ka kërkesë të rëndësishme për hekur. Gjatë gjysmës së dytë të shtatzënisë, kërkesa për hekur ritet, për shkak të ritjes së masës eritrocitare dhe ritje e zhvillimit të shpejtë të fetusit. Sasia totale e hekurit të nevojshëm gjatë kësaj periudhe është rreth 800 mg, sasi që nuk përmbushet me anën e dietës, prandaj duhet marrë shtesa me hekur. Nëqoftëse nuk mirret sasia e nevojshme, bebi do të zhvillohet me mungesë në peshë.
Përveç analizës së gjakut komplet, të rekomandoj të bësh edhe ferritineminë e cila tregon rezervat e hekurit në gjak..
Për të mësuar diçka më shumë, lexo artikullin e linkut të poshtë shënuar.
http://www.bebaime.com/semundjet/anemia-ne-shtatzani#679
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje! Jam 33 javeshe dhe kam sasi te ulet te hekurit ne gjak... jam shume e merzitur, a paraqet kjo ndonje problem per femijen tim? Ju faleminderit!