Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund te ngelesh shtatzane 1 dite para mensturacioneve?

Prsh dok. Cikli im ishte 29 ditesh (19 gusht-16 shtator), ne daten 5 shtator bera nje vizite ku u konstatua folikul e rregullt 3.2m, faze preovulative,endometer ne fazen proliferative 10.8m, duglasi i lire. Qe nga data 5-10 shtator une tentova per te ngelur shtatzane, por tentova edhe nje dite para mensturacioneve (5 dite gjakderdhje).Kur mendoni se kam ngelur shtatzane ne shtator apo ne fillim te tetorit,se dhe atehere tentova? dhe kur mund te kete qene koha e ovulacionit per mua? ju lutem me ktheni nje pergjigje

Lorena Lori (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lorena

Llogaritja e moshës së shtatzënisë fillon nga dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit menstrual të fundit. Shtatzënia ndodh në ditët më të mundshme të cilat janë dita e 14-16, dhe tek ty kanë koresponduar në datat 5-10 shtator.

Megjithatë, mendoj se ajo që ti kërkon nuk ka aspak rëndësi. E rëndësishme është që shtatzënia ka filluar dhe të ketë ecuri sa më të mirë deri në lindje.

Gjithë të mirat.

Lorena Lori (11 vite më parë)
Dok. flm per pergjigjen po une doja te dija, a eshte e mundur te ngelesh shtatzane po kryeve marredhenie nje dite para ciklit?

/komuniteti