Placenta previa java e 12
Bebi Im
(11 vite më parë)
Përshëndetje Elona
Mosha e shtatënisë është e vogël për të vlerësuar vendodhjen e palcentës. Me rritjen e shtatzënisë, placenta migron që do të thotë se ngjitet gjithnjë e më lart në muret e mitrës. Shpresoj se kështu do të ndodhë edhe tek ty, sepse kjo është normale për shtatzënitë.
Megjithatë, ndiq këshillat e mjekes për të mënjanuar sado pak rrezikun për abort spontan.
Nëse e shesh të arsyeshme më kontakto me numrin 0692033965.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoresha! Kam nevoje per keshillat tuaja. Tani ndodhem ne javen e 12 te shtatzanise. Dje kisha ultrasound per ekzaminimin e bebit dhe genetic test. Doktoresha konstatoi se placenta eshte poshte. Dhe tha qe nuk dihet a do ngrihet siper. Me rekomandoi regjim shtarti. Nuk e di ngase shfaqet pasi nuk kam asnje lloj nderhyrje kirurgjikale dhe mosha ime eshte 26 vjec. Cfare me rekomandoi ju ? Sa % kam mundesi qe placenta te ngrihet siper? Te falenderoj, Me respekt Elona