Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Plasja e ujerave

Pershendetje doktoresh...nje shoqes sime i plasen ujerat ne javen e 21 dhe femija nuk mbijetoi,kam degjuar dhe 2 3 raste te njeejta,pse ndodh kjo,in jam ne javen e 25 dhe me ka zene frika,kam bere eko por asnjeher nuk kam bere kontroll nga poshte,a duhet bere qe te parandalohet kjo gje,jam e shqetesuar.

Perla Perlita (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Perla

Shkaqet e plasjes së ujrave janë të ndryshme dhe nuk është e thënë se si i ka ndodhur ecuria e shtatzënisë një gruaje, të të ndodhë edhe ty. E rëndësishme është që periodikisht të bësh kontroll tek mjeku gjinekolog dhe të vlerësohen këshillat që japin mjekët për të patur ecuri normale të shtatzënisë deri në lindje.

Në këtë kuptim dua të them se nuk mund t’a dijë se përse i kanë placuar ujrat shoqes tënde, por, mund të të them se nuk ke arsye që ë stresohesh për këtë ndodhi.

Ti mund të mos bësh vizitë gjinekologjike, por një ekzaminim ekografik mund ta bësh për të vlerësuar gjatësinë e qafës së mitrës. Mjaf i rëndësishëm është dhe analiza dhe kultura e sekrecioneve vaginale.

Nëse e shikon të arsyeshme më kontakto me numrin 0692033965

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti