Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Imunoglobulina Rh

Mirembrema doktoreshe, sipas mjekut e kam gjakun B negativ, dhe mjeku me rekomandoi qe te marre vaksinen, a mund te me tregosh me teper per kete vaksine?

Gentiana (16 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Kur gruaja është Rh negativ, duhet testuar grupi i gjakut dhe Rh për burrin. Nëse burri rezulton Rh pozitiv, gruaja duhet të bëjë ekzaminimin e antitrupave për faktorin Rh. Kur rezulton i lartë, rekomandohet profilaksia me imunoglobulinën Rh. Kjo bëhet në javën e 28 të shtatzënisë. Në javën e 35 të shtatzënisë, përsëritet analiza për antitrupat.

Vaksina imunoglobulina Rh (RhIgG), mbron nënën nga sensibilizimi dhe nuk lejon krijimin e antitrupave që mund të dëmtojnë bebin. Ndërsa në periudhën pas lindjes, zakonisht brënda 72 orëve të para, vaksina është efektive për të parandaluar izoimunizimin e nënës, kur i porsa linduri është Rh pozitiv.

/komuniteti