javë pas jave
Përshëndetje Besa
Urthi që shumë gra e perceptojnë si djegje ose dhimbje stomaku, vjen si pasojë e shtypjes së stomakut nga mitra shtatzënë. Ai shfaqet në rreth 50% të grave shtatzëna dhe shtohet me rritjen e moshës së shtatzënisë, kur edhe volumi i mitrës rritet. Dhimbjet janë më të shpeshta gjatë natës, kur je shtrirë dhe gjatë ditës kur përkuleni përpara.
Këshilla më e mirë në këtë rast është që të hani shpesh dhe sasi të vogla ushqimi, të shtoni në dietë qumështin dhe të pini ujë gjatë ngrënies, sepse uji ul aciditetin e stomakut. Nuk këshillohen ushqime të thata dhe pikante dhe duhet të pakësosh lëngjet e agrumeve (portokalle/limona), salcat e ndryshme, lëngun e domates dhe të mos pish duhan. Edhe ato ushqime që të pëlqejnë konsumoji, se janë të shëndetshëme.
Këshillohet gjithashtu të përdorësh jastëk pak të lartë për të fjetur.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Une jam shtatzene ne javen e 12 dhe kam probleme me lukthin nuk mund te ha ushqim me kalori me pengon thuajse cdo gje qe konsumoj vetem se ushqim te lehte me don lukthi patate, supa dhe leng dardhe. Ju lutem do me jepni ndonje keshille cfare te bej?