Likidi amniotik i pakët
Eneida
(15 vite më parë)
Përshëndetje Eneida
Likidi amniotik i siguron fetusit një mjedis mbrojtës të përshtatshëm për rritjen dhe zhvillimin e tij.
Një pjesë e shtatzënive me sasi të pakët të likidit amniotik, lidhen me malformacione kongenitale fetale sidomos nga anomali renale (veshkave të bebit), kufizim i rritjes intrauterine, infeksione virale kongenitale dhe dehidratimi amtar. Në qoftëse mjekët nuk kanë diagnostikuar problem të këtij lloji, duhet të ndiqesh vazhdimisht me ekografi për të vlerësuar shtesën apo paksimin e likidit amniotik.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe. Jam nje vajze 23 vjecare dhe kam 1 problem me shtatzenine time. Likidi amniotik eshte i paket, ju lutem si mund te me ndihmoni qe te arrije ne nje nivel te caktuar te likidit, jam 30 javeshe, jam e hospitalizuar ne Itali, ju lutem me ndihmoni sa me shpejte qe te jete e mundur sepse nuk po mundem te rri dot me e hospitalizuar deri ne lindjen e bebit. Ju falenderoj dhe ju uroj gjithe te mirat.