Dhembja e vezoreve
Jehona H
(11 vite më parë)
Përshëndetje Jehona
Është normale të ndjesh shqetësime gjatë raportit seksual kur është e pranishme një shtatzëni. Në këto kushte, bën mirë që t’i rradhoni apo edhe t’i ndërprisni marrëdhëniet seksuale deri sa situata të stabilizohet.
Megjithatë duhet të të rekomandoj që të bësh një analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale për të përjashtuar mundësinë e pranisë së ndonjë infeksioni vaginal.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje e nderuar Mimoza. Jam shtatzan ne javen e 7. Nuk kam pengesa ne shtatzani vetem se lodhje. Dua e pys se a esht gje nromale te dhembin vezoret ne menyren sikurse kur je ne ciklin menstrual pasi qe t kesh mardhenje? Dhimbja nuk zgjat shum vetem disa sekonda dhe humb dhimbja. Mua n fakt me ka humbur krejtsisht oreksi per mardhenje. Kam dhimbje ne vagin gjat penetrimit, nje dhimbje sikurse te kishe nje varr. Ketu ku jetoj une nuk i marrin '' parasysh'' shtatzenat deri en javen e 13. Ndoshta esht gje normale te me humbet oreksi i seksit, dhe te me humbet gjithashtu edhe knaqsia saj? Por ne provojm vazhdimisht ngapak qe te ndjenj diqka bile...por nuk e mundoj veten. Shpresoj te jet gje normale. Ju pershendes dhe ju falenderoj per pergjigjje.