Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pjekuria e placentes

Pershendetje dr.Mimoza jam ne javen e 40 ku pres ne cdo moment lindjen, per momentin cdo gje me femiun eshte ne rregull pozita, te rrahurat e zemres...por mjeku me tha qe pjekuria e placentes eshte 0.1 (e pa pjekur akoma). Desha te pyes a eshte problem kjo shkalle e pjekurise se placentes qe te lindi normal ne afat, pa i kaluar javet maksimale dhe sa duhet te jete pjekuria normale? Faleminderit.

Nita (16 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nita,

Kur të dhënat mbi fetusin rezultojnë normale, tregon që ai ushqehet normal nga placenta. Në këtë situatë, unë mendoj se nuk ka vend për shqetësim dhe lindja do jetë normale.

Loca1 (14 vite më parë)
Pershendetje doktoreshe. Une jam ne javen e 36 te shtatzanise dhe mjeku me tha qe placenta eshte pjekur dhe ne raport mjeksore shkruan qe i perket nivelit te dyte te pjekurise... ne anen tjeter permasat e bebes jane me te medha se zakonisht psh pesha 3450... A do te thote qe do te jete kjo nje lindje para 40 jave? Mezi pres pergjigje nga ju!

/komuniteti