Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth analizave

Faliminderit per kohen qe po e na dhuron dhe po na ndihmon.I kam ber analizat e pergjithshme edhe per gj.Tiroide.Para 3 muajeve ishte 2.59 ndersa tani 0.21.Pastaj kemi ber un dhe bashkeshorti keto analizat te specialist per cromosonet,thrombophilie dhe hba1c te gjitha keto na dulen ne rregull.Na derguan atu per shkak se kam nje lindje normale dhe 4 aborte.Sa isha ne kosovo bera vetem me hjek marakun bera kontroll vaginale dhe me ultraschall dhe keto analiza chlamydia trachomatis,ureaplasma urealyticum,mycoplasma hominis te gjitha keto negative.Heren e fundit qe isha te gjiniko.Me tha ti presum analizat per tiroiden dhe me shku te nje klinik per qifte qe kan probleme me femij dhe aborte. Qfare mendimi keni ju do ti kishe keshillu edhe ti pacientat e juaj si rasti i jon per ivf.Une nuk po e kam problem me mbet shtatzan ate muaj qe duam mbes me barr.Ju faliminderit

Luna Luna (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Më vjen mirë që analizat janë normale me përjashtim të problemeve me gjendrën tiroide.

Duhet të dish se funksioni normal i gjendrës tiroide ka rol të madh në fillimin dhe ecurinë e shtatzënisë. Prandaj duhet të mbash me trajtim nivelet normale të gjendrës tiroide dhe të jesh e sigurtë se shtatzënia do të ndodhë nëse nuk keni probleme të tjera si çift. Për këtë arsye mbaj lidhje me mjekun endokrinolog dhe zbato këshillat e tij për trajtimin hormonal të gjendrës tiroide.

Gjithë të mirat.

/komuniteti