Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Menstruacione të kafta gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe. Jam shtatzene 10 javeshe. Kam pasur menstruacione me ngjyre kafe (rreth javes se 7-te). Bera nje vizite tek mjeku, dhe me DUPHASTON dhe ACID FOLIK plus te beja "REGJIM SHTRATI". Pas 3 javesh mu shfaqen perseri por me ngjyre te kuqe dhe ne sasi me te madhe. U vizitova perseri dhe me dha te njejtat mjekime. Por me tha qe kryesor eshte "REGJIMI". Te lutem me thuaj a eshte i mjaftueshem ky mjekim (REGJIMI) dhe sa e rrezikshme eshte kjo hematome? Shpresoj ne nje pergjigje te shpejte. Faleminderit.

Nela Bylykbashi (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nela

Duphaston, është preparat që tenton të dominojë gjakrrjedhjen e pranishme. Acidi folik, vlen për të parandaluar malformimet në tubin neural të embrionit/fetusit. Jam plotësisht dakort me mjekun, i cili ka përsëritur trajtimin kur është rishfaqur gjakrrjedhja të cilën ti e përshkruan.

Rregjimi i shtratit, është shumë i rekomanduar në rastet si të ka ndodhur ty, sepse hematoma është mjaft problematike nëse nuk dominohet. Rregjimi i shtratit, është i nevojshëm për ta qetësuar hematomën dhe ruajtur nga ngarkesat e rëndomta fizike. Mos e neglizho këshillën e mjekut për rregjim shtrati dhe mos bëj punë të rënda, derisa të kaloj kjo situatë e vështirë e shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti