Grupi i gjakut
Ina Xy
(11 vite më parë)
Përshëndetje Besa
Në javën e 28-të rekomandohet bërja e imunoglobulinës anatirhezus e ndjekur nga titri i imunizimit. Pas lindjes nëse njëra nga bebit do të jetë me rhezus pozitiv, atëherë brënda 72 orëve nga lindja, rekomandohet të bëhet edhe një imunoglobulinë tjetër. Kjo bëhet që nëna të jetë e paimunizuar për shtatzëninë e rradhës.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoresh ju falenderoj per kohen qe na kushtoni. doja tju pyesja per grupin e gjakut burri im ka grup gjaku ab+ ndersa une 0-. femija yne i pare dali me te njejten rezus si une dhe nuk kam bere gjelpere se mjeku me tha se nuk eshte e nevojshme. tani jam shtatzane serish ka problem se nuk kam bere gjelperen. dhe ne kete shtatzani te dyte pres binjake njevezore ka gjasa qe bebet te dalin me grupe gjaku te ndryshme nese njeri mbart rezus te ndryshem duhet te bej gjelperen. ju faleminderit