javë pas jave
Përshëndetje Egzona
Vlera e beta hCG tregon se shtatzënia ka filluar dhe ajo konsiderohet se është në javën e 4-të plus 3-4 ditë. Kjo është mënyra që mjeku gjinekolog mban/llogarit javët e shtatzënisë për gruan shtatzënë, sepse ka të bëjë me ndjekjen e shtatzënisë dhe rekomandimet për kryerjes e vizitave dhe ekzaminimeve gjatë shtatzënisë deri në ditën e lindjes. Në fakt shtatzënia ka filluar rreth datës 15 gusht ( ose dy-tre ditë më parë ose dy-tre ditë më pas), që korespondon me ditët e ovulacionit.
Tek mjeku duhet të paraqitesh rreth javës së 6-të (pas datës 15-shtator), për të bërë vizitë dhe ekzaminimet e nevojshme ku vlerësohet prania e shtatzënisë, vendndodhja e saj dhe rrahjet e zemrës fetale. Mjeku do të të japë këshillat e nevojshme sipas situatës që do të paraqitet shtatzënia. Një këshillë – fillo marrjen e acidit folik të cilin duhet ta marrësh deri në fund të javës së 12-të. Gjithashtu merr edhe multivitamina.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje doktoresh me daten 2.8.2015 kam pas diten e pare te ciklit me daten 3.9.2015 kam bere beta hcg dhe vlera me ka dal 476.7 a eshte pozitiv edhe sa jave i bjen edhe kur me rekomandon me shku te gjinekologu me bere nje kontroll a me prit edhe naj dite a me shku menjehere te pershendes