Rreth shtatzenise
A A
(11 vite më parë)
Përshëndetje Dina
Në klinikën ku unë punoj, në raste të tilla nuk bëhet asnjë lloj ndërhyrje por lihet shtatzënia në ecurinë e saj. Qesja embrionale që ka ndaluar zhvillimin, përthithet nga organizmi duke mos sjellë asnjë pasojë negative në ecurinë e shtatzënisë/embrionit që ka vazhduar zhvillimin.
Mos harro të vazhdosh të marrësh acid folik si dhe multivitamina.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Prsh e nderuar,para ca kohesh bera pytje qe dr ime pa dy qese bebesh ne eko isha 5jave dhe me tha kontrolla pas nje muaji , shkova pak me heret dhe njeri embrion nuk ishte zhvillu kurse tjetri po isha rreth 8 jav tani jam 9, si pastrohem a qka duhet ndermere te lutem se dr nuk me spjegoi dhe isha shume e hutuar ngase prita te jene dy bebe, falemnderit per kohen tende te cmueshme.. te vleresoj shume.