Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vlerat e sheqerit

Pershendetje,e nderuar pershkak te peshes se madhe te bebes me pate propozu me bo sheqerin,un e bona ne esell me doli 81 e dy or mbas buke 117 amo un se kam pi glukozen qe lexova qe duhet me pi,nese sheqeri osht normal qka tjeter mundet me ndiku ne peshen e bebes 3kg java 31

(11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arta

Së pari duhet të bësh analizat e sheqerit sipas protokollit të përcaktuar nga laboratori, përndryshe mjeku nuk mund të japë konkluzionë të sakta dhe të rekomandoj terapitë e nevojshme. Nëse rezultatet do të jenë përsëri normale, mjeku që të ndjek shtatzëninë duhet të vlerësoj situatën në lidhje me moshën e shtatzënisë, pasi mund të ketë ndonjë gabim në llogaritje. Në të kundërt, të rekomandoj që t’i kërkosh mjekut që ndjek ecurinë e shtatzënisë të të shtroj në spital për të vlerësuar gjendjen kë kushte hospitaliere.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti