Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje e kembeve mbas lindjes

Pershendetje dr mimoza. Falemnderit qe gjeni kohe te na ndihmoni me pergjegjet e juaja. Prej muajit te 9 te shtatzanise kam dhimbje te kembve dhe qe 4 muaj e kam te njejten dhimbje. Sidomos ne mengjes kur ngrihem prej shtratit menzi shkeli ne kemb. Pas disa hapave me kalon pak dhimbja. Nuk po e di a e kam kete dhimbje prej shtatzanise apo eshte diqka tjeter.

Igi - (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Igballe

Pa vizitë nuk është e mundur të përcaktohet shkaku i asaj që ankon, prandaj është mirë që paraprakisht të konsultohesh me një mjek neurolog. Nëse shkaku i dhimbjes i mbetet shtatzënisë, si këshillë të përgjithshme mund të rekomandoj: - kur shtrihesh, këtë ta bësh me kujdes pa sforcuar shtyllën kurrizore dhe gjej pozicionin më të mirë duke përdorur edhe jastëk, - një borsë me ujë në ngrohtë ndihmon qarkullimin e gjakut, - nëse këto këshilla nuk të ndihmojnë, mund të përdorësh paracetamol. Në dhimbje të forta mund të përdoren edhe medikamente të tjera të lejuara nga mjeku.

Të uroj shtatzëni të mbarë dhe të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti