Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth shtatzënisë

Pershendetje e nderuar doktoreshe, deshta te pyes rreth shtatzenise, mua me kane pas me me ardhe menstruacionet me 21 dhjetor dhe nuk me kane ardhe, kam bere teste te shtatzenise me ka dale negativ a ka mundesi testi mos me te tregu se mbasi me kane kalu 4 dite nga data qe kane pas me me ardhe menstruacionet nese keni mundesi me me tregu une nuk kam kurrfare shenje vetem se kam enjtje te gjinjeve sikur para menstruacioneve, flm shume per pergjigjje.

Labinota (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Labinota

Testet shtëpiake të shtatzënisë, edhe mundet të japin rezultat fals/jo të vërtetë. Bëj një beta HCG për të vlerësuar që je apo nuk je shtatzënë. Mjeku do ta konfirmoj analizën dhe nëse shtatzënia nuk është e pranishme, mjeku do të bëj disa analiza të tjera për të gjetur shkakun e vonesës mentruale.

Unë të uroj që të të plotësohet dëshira sa më shpejt të jetë e mundur.

/komuniteti