Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Java e 11 e shtatezanise

Pershendetje doktoresh , jam pak e shqetesuar lidhje me keto dite jam ne javen e 11 te shtatezanise , dhe ka 3 dite qe me jane ndalur te vjellurat qe kisha deri 5 here ne dite se me pengonin ererat , dhe ka fillu me mu shtu apetiti i bukes, kam ca dhimbje kohe pas kohe ne bark dhe pak mundime sun po rehatohem , por edhe kur rri shume ulur nuk mund te levize dot se kam shtrengime ne fund te barkut , a eshte diqka per me u shqetesu, ngase tash nje vit abortova javen e 12 pa asnje shenje shtatezanie , ju faleminderit

Blerta Arifi (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Blerta

Në këtë periudhë të shtatzënisë, është normale që të ndërpriten të vjellat dhe të rikthehet oreksi.

Për të vlerësuar ecurinë e shtatzënisë, të rekomandoj të kontaktosh tek mjeku gjinekolog që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë, për të bërë një ekzaminim ekografik. Mos hezito.

Qëndro sa më tepër shtrirë duke shmangur lodhjen nga qëndrimet në këmbë apo nga ecjet e lodhshme si dhe merr spazmolitikë (si spazfon, spamex etj). Mundësish evito dhe raportet seksuale deri në stabilizimin e situatës.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti