Dhimbje barku pas lindjes me operim
Edlira11
(15 vite më parë)
Përshëndetje Edlira
Pas lindjes, qoftë edhe me prerje cezariane, gjakrrjedhja është e pranueshme. Por, dhimbja nuk duhet të jetë e padurueshme dhe sidomos kur urinon. Nuk mendoj se duhet të shqetësohesh, por kontaktet me mjekun duhet ti mbash derisa situata të qetësohet. Të rekomandoj që fillimisht të bësh edhe një analizë të urinës komplet, pasi edhe një infeksion urinar i pranishëm, mund të japë dhimbje në fundin e barkut.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje. Kam nje 10 dite qe kam lindur me operacion. Ditet e para kam pasur gjakderdhje jo te madhe por ne diten e 6 me ka dalur nje mase e madhe gjaku e ngrire dhe kur i tregova doktorit me tha se je pastruar por ka dy dite qe kur urinoj kam nje dhimbje ne fund te barkut poshte operaacionit. A duhet te shqetesohem per kete dhimbje?