Menstruacionet e bardha në shtatzëni
Mimoza Surkishi
(15 vite më parë)
Përshëndetje Mimoza
Gjatë shtatzënisë, shtimi i sasisë së sekrecioneve vaginale, është i natyrshëm. Por në rastet kur edhe vetë gruaja ndjen se diçka nuk shkon me sekrecionet vaginale si; ndryshimi i sasisë, ngjyrës, erës dhe trashësisë së tyre, duhet të drejtohet tek mjeku për të përjashtuar mundësinë e ndonjë infeksioni vaginal. Kjo bëhet edhe më e rëndësishme, kur gruaja është shtatzënë e për më tepër në rastin tënd që ankon për dhimbje barku, pasi prania e ndonjë infeksioni të mundshëm, ndikon në ecurinë e shtatzënisë.
Uroj që gjithshka të shkojë sa më mirë në shtatzëninë tënde.
E nderuara Dr Mimoza, jam ne javen e 14 te shtatzenise edhe keto dite te fundit po kam si shume menstruacione te bardha po qe me shoqerohen me teper si uje. A mund te jete ky rrezik dicka edhe po kam dhembje barku nganjehere perfundi brinjeve edhe tek kerthiza te therrura jo gjithmone here here... me shume respekt, Mimoza nga Prishtina.