Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth marrëdhënieve gjatë shtatzënisë

Pershendetje Dr. Mimoza, jam shtatzene ne javen e 30, po kam nje pyetje. Kam frike te kem marredhenje seksuale se mendojme mos po i bejme dicka bebes?! Ju lutem me trego deri ne cilen jave te shtatzenise eshte e lejuar marredhenja seksuale? Pres pergjigje.

Leonora (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Leonora

Nëqoftëse ndihesh komode dhe nuk paraqiten probleme, nuk ka arsye që të mos kryesh marrëdhënie seksuale deri në ditën e lindjes së fëmijës. Raportet seksuale nuk i bëjnë dëm fëmijës.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti