Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ju lutem për një këshillë

E nderuar Dr. Mimoza, menstruacionet e fundit i kam patur me 25 - 29.11.2011. Tani ne kete muaj ishin dashte te me vijne menstruacionet me 20.12.2011 sepse ashtu gjithmone me viejne 5 dite para se muajin e kaluar... Te them drejten jam paksa e brengosur. Kam ndonje crregullim apo kam mbetur shtatzene sepse mua asnjehere nuk ka ndodhur te me vonohen menstruacionet me vijne cdo 25 dite. Kam dy vajza dhe sdo kisha refuzuar edhe nese jam shtatzene sepse vajza e vogel ka 4 vjec por me me deshire do doja te kisha planifikuar. Por sidoqofte do e pranoj. Por kam frike mos eshte ndonje crregullim tjeter qe mund te vije nga stresi edhe pse ne kete periudhe skam patur ndonje stres... Por te lutem me keshillo edhe sa dite duhet te pres qe te lajmerohem te mjeku per kontrolle? Pres me padurim keshillen tuaj e nderuar Dr. Mimoza. Flm shume per keshillat e juaja qe na ndihmoni. Gjitha te mirat.

Liza (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Liza

Për merakun tënd, bëj një test shtatzënie në shtëpi. Nëse rezultati del pozitiv, kontakto mjekun për të konfirmuar shtatzëninë qoftë edhe me beta HCG, dhe për të dhënë disa këshilla të domosdoshme për mbarëvajtjen e saj. Në të kundërt, ai do të bëj disa analiza dhe ekzaminime, për të sqaruar shkakun e vonesës menstruale.

Edhe nëse ndodh që shkaku i vonesës menstruale të jetë ndonjë çrregullim i mundshëm, nuk ke arsye përse të shqetësohesh sepse trajtimi është rutinë/i zakonshëm.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti