Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shqetësimi për Gardnerella

Pershendetje doktoreshe! Sapo kam hyre ne muajin e 8 te shtatzenise. Cdo gje me shkon mire po kjo Garndnerella po me shqeteson jashte mase. U mjekova para nja 2 muajsh me 5 ovula Neo - Penetron Forte (keshtu me duket se quhej ilaci), por e ndjej se infeksioni duhet te jete i pranishem akoma tek une. Bazohem se e ndjej perseri nje fare ere si te peshkut. Ne fakt une dyshoj qe nuk i kam aplikuar ovulat ne thellesine e duhur, (nuk e di sa eshte thellesia qe duhen aplikuar keto ovula) sepse ska mundesi qe te mos kene bere efekt. Ose mbase kam lexuar qe ky lloj infeksioni duhet ritratjtuar perseri. Do shkoj te bej nje mbjellje, dhe besoj do marr prape mjekim. Ekot me kane dale shume mire. Ajo cka me shkon me se shumti ne mendje eshte te vendos lindjen me operacion sepse mendoj qe keshtu femija te mos jete i cenuar. E nderuar doktoreshe, te lutem me jep nje mendim tendin si te vazhdoj se jam shume e shqetesuar. Nuk kam pas kurre probleme me infeksionet vaginale ne jeten time. Theksoj se nuk po kryej fare marredhenie seksuale dhe do vazhdoj te mos kryej deri ne fund te shtatzenise dhe mbasi te jem sheruar plotesisht. Uroj qe gjithcka te me shkoje mire deri ne fund se dhe si natyre jam shume shume frikacake. Me respekt, Liljana.

Liljana (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Liljana

Sipas asaj që përshkrun, vaginoza bakteriale është e pranishme.

Për trajtimin e saj rekomandohet rregjimi me metronidazol 250 mg, oral, tre herë në ditë, për 7-të ditë. Nëse infeksioni është i rëndë, trajtimi mund të kombinohet me metronidazol 500 mg, vaginal, dy herë në ditë, për 7-të ditë. Rregjimi i dytë është trajtimi me clindamycin 300 mg, oral, dy herë në ditë, për 7-të ditë.

Në lidhje me rrugën e lindjes, nuk ka arsye të mendosh lindjen me prerje cezariane, për shkak të këtij infeksioni.

Të uroj shërim të shpejtë dhe shtatzëni të mbarë.

Liljana (15 vite më parë)
Te falenderoj jashte mase Doktoreshe! Je e mrekullueshme! Nuk e di me saktesi postin tuaj ne Maternitetin "Koco Glozheni", por une mendoj se ju meritoni te jeni ne pozicionet me te larta drejtuese te tij. Nje drejtues perpara se te jete shume i afte profesionalisht ne detyren e tij, gje qe ju duket qe e permbushni me se miri, para se gjithash duhet te karakterizohet nga humanizmi dhe sensi njerezor. Me habisni me korrektesine dhe shpejtesine e te pergjigjurit tuaj! Edhe nje here ju falenderoj ne emer te te gjithe nenave dhe shtatzenave, sidomos te atyre qe e kane per here te pare dhe qe ju shkruajne me ankth rreth shqetesimeve te tyre.

/komuniteti