Ftohjet urinare gjate shtatzanise
Jeta
(16 vite më parë)
Infeksionet urinare, janë shumë të takuara tek një grua shtatzënë. Ai patjetër duhet mjekuar, pasi është shkak i komplikacioneve të ndryshme.
Të rekomandoj të bësh urokulturë, për të gjetur shkaktarin dhe medikamentin për trajtim. Trajtimi bëhet me antibiotikë të spektrit të gjërë nga 7 deri në 10 ditë. Dy javë pas mjekimit, përsëritet analiza e urinës për të rivlerësuar situatën.
Uroj të ecuri normale të shtatzënisë.
Pershendetje e nderuar, une jam ne muajin e trete te shtatzanise, kam bere disa analiza ..dhe analiza e urines me ka dale se kam bakterie, pamja e turbullt, proteinat ne gjurme. Une ende nuk jam vizituar tek mjeku im dhe per kete desha ta dije mendimin tuaj se a ka ndonje rrezik per shtatzanine time dhe cfare me kishit rekomanduar? Ju falemnderit per mirekuptim.