Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Volumi i vogël i spermës

Pershendetje, jam Amiri, e kam bere analizen e spermagramit, mirepo me ka dale volumi i vogel i spermes, levizshmeria 28% te levizshme 50% te palevizshme, Forma normale 30% forma anormale 50% shpresoj qe do me kuptosh ne formulimin e fjalive, jam i martuar qe 15 muaj, a eshte ky problemi qe nuk mund te kemi femije? 2 muaj kam perdorur tableta Profertil 2 x 1. Me kane thene ti perdori 3 muaj po une i perdora vetem 2 muaj, para 1 jave i kam mbaru tabletat, pres pergjigjeje, faleminderit!

Amiri (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Amiri

Të dhënat e analizës së spermogramës, të rekomandoj t’ja tregosh një mjeku androlog. Ai është specialisti i cili bën vlerësimin dhe jep trajtimin e domosdoshëm. Prandaj mos përdor preparate pa rekomandimin e mjekut androlog, pavarësisht nga reklama apo të mirat që të tjerët mund të kenë përfituar prej tij.

Të uroj gjithë të mirat.

Amiri (15 vite më parë)
Analizat mi ka kontrolluar urologu edhe mi ka dhene Profertil, a kam bere keq qe i kam perdore? Urologu dhe Andrologu, a kane dicka te perbashket? Ju pershendes.

/komuniteti