Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth llogaritjes se shtatzenise

Pershendetje doktoresha. Eshte shtatzania e pare e imja prandaj jam e shqetesuar. Dite e pare emenstruacioneve te fundit eshte 15.7.15. Me daten 18.8.15 kam bere nje test e me rezultoj pozitiv. Me date 13.9.15 kam bere nje eko rezultoj shtatzene ama eco me tregon 6jave ndersa sipas llogaritjeve jam ne javen e 8. Kam bere nje test gjaku b-hcg sot dhe rezultati eshte 24505.66. Ju lutem me thoni sa jave jam? Dhe a eshte me problem shtatzania ime? Mjeku me ka dhene mjekim progesterone.multivitamina dhe acid folik.dhe nje kontroll pas nje jave. Ps:Dua te theksoj se mardhenjet me bashkeshortin i kam pas te vazhdushme dhe pa mbrojtje . Dhe ciklin nuk e kam te rregullt. Ju faleminderit per kohen.

(11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ira

Sipas të dhënave që shkruan, sot me datë 16.09,2015 shtatzënia po mbaron javën e 9-të dhe për një ose dy ditë fillon javën e 10-të. Edhe vlera e beta hCG tregon se je rreth kësaj jave.

Mirë do bësh që pas një jave të bësh një ekzaminim ekografik për të rivlerësuar ecurinë e shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti